Kosovë – 800 forca policore për raundin e tretë të zgjedhjeve

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të Policisë së Kosovës, sipas të cilëve gjatë ditëve të fushatës nuk ka pasur asnjë incident, kurse fletëvotimet kanë arritur në Kosovë dhe janë duke u ruajtur prej tyre. Sipas të dhënave, fletët e votimeve të cilat do të përdoren për votime ditën e diel, janë shtypur në Slloveni, ndërsa tani gjenden në depon e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku janë duke u ruajtur nga Policia e Kosovës. Ndërkaq, materialet zgjedhore janë duke u shpërndarë në depot e komisioneve komunale të Prizrenit dhe Lipjanit.

Advertisement