Tiranë – Presidenti Topi takohet me ambasadorin spanjoll dhe ambasadorin e KE

Ky takim mes palëve zhvillohet një ditë pas miratimit të rezolutës në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës, e cila rekomandon një paketë masazh për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Vetëm para një jave sërish këta dy përfaqësues të Bashkimit Europian në Tiranë paraqiten para presidentit Topi, duke kërkuar sa më parë zgjidhjen e krizës. Takimi pararendës me dy nga përfaqësuesit kryesorë të faktorit ndërkombëtar në vendin tonë u krye konkretisht më datën 19 janar, ku temë kryesore e bisedimeve ishte situata politike në vendin tonë. Ndërka, kreu i delegacionit të Komisionit Europian, Helmut Lohan, ka deklaruar dje në një takim me ministren e Integrimit, Majlinda Bregu se është koha t’i jepet fund staniacionit politik në Shqipëri. “Nevojitet që të kthehet sa më parë demokracia parlamentare funksionale. Ne do të mirëpresim hapat që do të ndërmerren për zgjidhjen e kësaj çështje sa më parë”, ka pohuar Lohan pas takimit me Bregun dje.

Advertisement