Kosovë – KE, sfida të tjera për tu përballur

Sipas tyre, është fakt se është arritur progres i ndjeshëm, megjithatë mbeten ende sfida me të cilat Kosova duhet të ballafaqohet dhe t’i zgjidhë ato. Një koordinim më i mirë ndërministror, menaxhimi i integruar i kufijve si dhe disa çështje tjera, janë sipas ekspertëve të Këshillit të Evropës kushtet kryesore për t’u përmbushur nga Kosova. “Një gjyqësor funksional i pavarur është prioritet për qeverinë”, tha nga ana e tij zëvendës/kryeministri Kuçi, duke shtuar se qeveria e Kosovës po angazhohet maksimalisht në këtë drejtim, gjithnjë duke ruajtur pavarësinë e organeve të drejtësisë.

Advertisement