Haiti – Ndihmat e OKB arrijnë 2 miliardë

Lajmi u konfirmua nga zyrtarët e lartë të OKB-së, sipas të cilëve ndihma kanë dërguar rreth 100 vende, organizata jo qeveritare, fondacione, kompani dhe individë. Madje në listën e atyre që kanë ndihmuar gjendet edhe presidenti Barak Obama i cili ka dhënë 15 mijë dollarë dhe Madona që ka ofruar 250 mijë dollarë. Ndërkaq, ditën e djeshme Fondi Monetar Ndërkombëtar konfirmoi ndihmën e saj në vlerën prej 120 milionë dollarësh për rajonin e rrënuar të Haitit nga tërmeti fatal. Ndërsa Banka Botërore nga ana e saj, para pak ditësh ka konfirmuar se do t’i falë ishullit të varfër të gjitha borxhet ekzistuese.

Advertisement