Etiopi – Jeremic kërkon të mos njihet Kosova

“Kam ardhur sot këtu që t’ju ftoj t’i mbani parimet tuaja të rezervuara për çështjen e Kosovës”, tha ministri i Jashtëm, Vuk Jeremic, në hapjen e samitit vjetor të Unionit Afrikan në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abeba. Jeremic u tha liderëve afrikanë se pavarësia e Kosovës do të përbënte “kërcënim serioz” për kontinentin e tyre me aq shumë grupe rebele dhe luftëra civile. “Imagjinoni sa shtete të këtij kontinenti të madh do të prekeshin nga legjitimimi i ndarjes së detyrueshme”, tha ministri serb. “Kufijtë e çdo shteti multietnik do të kërcënoheshin, duke prodhuar jostabilitet në të gjitha pjesët e Afrikës”, tha kryediplomati serb, Jeremic.

Advertisement