Kështu është shprehur presidenti i vendit, Hamid Karzai, duke folur në Londër për takimin ndërkombëtar të kërkuar nga Gordon Broën. “Për sa i përket stërvitjes dhe pajisjes me pajime të forcave të sigurisë afgane do të jenë të nevojshme 5-10 vjet”, është shprehur Karzai në një intervistë për BBC. Ndërsa përsa i përket financimeve për sigurinë, derisa Afganistani nuk do të jetë në gjendje ta bëjë vetë, do të duhen 10-15 vjet”, shtoi ai.