Sri Lanka – Rajapaksa fiton presidencialet

Saturday, December 6, 2025

Sipas televizionit shtetëror, kreu i shtetit do qëndrojë në këtë detyrë edhe për 4 vitet e ardhshme pasi ka fituar 67% të votave, me 1.8 milionë vota avantazh ndaj rivalit Sarath Fonseka. Por polemikat mes qeverisë dhe opozitës kanë tensionuar situatën në vend pasi vetë kandidati Fonseka nuk mundi të votonte sepse nuk e gjeti emrin në listat zgjedhore. Por autoritetet më të larta ligjore të vendit nuk kanë pranuar se problemi ekziston. Ndërkohë, qindra ushtarë kanë rrethuar hotelin ku gjendet Fonseka.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -