Tiranë – PD, KE hodhi poshtë letrën me trillimet e Dades

Saturday, December 6, 2025

Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli e cila shtoi se KE përçmoi letrën e mbushur kryekëput me trillime dhe mashtrime të firmosur nga shoqja Arta Dade. “Edvin Kristaq Rama sulmon me një gjuhë ordinere të denjë vetëm për shoqen Dade, Kryetaren e Parlamentit dhe e fajëson atë se ajo i njohu shqiptarët me dokumentin e Këshillit të Evropës, i cili e ka gjetur brenda të gjitha proçedurave, përbërjen, proporcionalitetin dhe kredencialet e delegacionit shqiptar” tha Mëhilli. Sipas saj, Partia Demokratike, duke e dënuar ashpërsisht gjuhën ordinere, thekson se Shqipëria është në vendin e saj, si një zonjë e vërtetë në Këshillin e Evropës, dhe nuk mund të përfaqësohet as me gojën e shthurur e aq më pak me imazhin e shoqes Arta Dade, por me atë të zonjës dhe gruas së vërtetë shqiptare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -