Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në vend dhe për pasojë do të kemi shira të dobët në të gjithë territorin shqiptar. Zonat malore do të mbeten me reshje të pakta dëbore. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në veri të vendit por Jugu dhe Qendra do të pësojnë një rritje të lehtë të temperaturave. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga Juglindja, ndërsa dallgëzimi në det do të jetë 3 ballë. Europa Veriperëndimore dhe rajonet e Mesdheut do të përfshihen nesër nga reshje shiu dhe dëbore të shoqëruara me stuhi të forta ere. Po ashtu vranësira dhe reshje dëbore do të kenë dhe ishujt Britanikë. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të vijojë me Mot të kthjellët por me temperatura ekstremisht të ulëta.