Shqipëri – Shkrihen kredencialet në KE

Lajmi është konfirmuar për mediat nga anëtarja e delegacionit shqiptar në këtë organizëm, Mesila Doda, por edhe deputetja Lajla Përnaska, sipas të cilave tashmë në Këshillin e Evropës gjithçka është në rregull për Shqipërinë. Ato kanë sqaruar sesi për shkrirjen e kredencialeve të delegacionit shqiptar u mor një vendim unanim nga Komiteti i Rregullores, madje pro saj votoi edhe Andreas Gross, kreu i grupit socialist në Asamblenë Parlamentare të KE-së, në një kohë kur ka qenë vetë ai i cili kërkoi ngrirjen e kredencialeve të vendit tonë. Ndërkaq, ditën e djeshme u konfirmua lajmi se Këshilli i Evropës ngriu kredencialet e delegacionit shqiptar, pasi “delegacioni i Shqipërisë nuk përputhej me vlerat evropiane”. Por duket se dy ditë para publikimit të raportit të këtij institucioni për Shqipërinë, Këshilli i Evropës ka reaguar pozitivisht ndaj vendimit të lartpërmendur duke i njohur delegacionit të vendit tonë sërish të drejtën e votës.

Advertisement