Lajmi konfirmohet nga burimet policore, sipas të cilave autorja e krimit është Anila Angjo, ndërsa viktima është Shpresa Angjo, nëna e saj. Paraprakisht, bëhet me dijeni se akti i rëndë ka ndodhur për shkak të një zënke mes nënës dhe vajzës së saj, ku kjo e fundit e ka qëlluar më pas me një pistoletë. Forcat policore kanë pohuar se vajza 29-vjeçare, autore e krimit të rëndë ka dashur të largohet nga vendngjarja, por nuk ka mundur pasi është kapur prej tyre. Ndërkaq, grupi hetimor i cili ka mbërritur në banesën e krimit është duke hetuar të gjitha rrethanat apo shkaqet, duke marrë në pyetje edhe dëshmitarët për të kuptuar se përse ai ka ndodhur në të vërtetë.