Tiranë – Policia vazhdon aksionin ndaj shoferëve debitorë

“Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, po vazhdojnë kontrollet ndaj atyre drejtuesve të mjeteve, të cilët janë debitor në shlyerjen e detyrimeve të tyre, dhe i fton ato të paraqiten pranë çdo dege të Postës Shqiptare. Shërbimet e Policisë së Tiranës do të vazhdojnë me intensitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore. Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës” thuhej në deklaratën e policisë së kryeqytetit lëshuar ditën e djeshme. Kështu gjatë fundjavës janë gjobitur 2173 drejtues mjetesh ndërsa janë pezulluar 37 leje drejtimi.

Advertisement