Kosovë – Vlerësohet vizita e presidentit kroat Mesic

”Vizita e presidentit Mesiç në Prishtinë tregoi miqësinë në rritje dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe fqinjëve të saj”, deklaroi Rosemary DiCarlo. DiCarlo theksoi gjithashtu edhe hapat e tjerë të ndërmarrë nga Kosova për forcimin e marrëdhënieve rajonale. Në këtë kontekst ajo përmendi demarkacionin e kufijve dhe vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike mes Kosovës dhe Maqedonisë, në tetor 2009. Ajo bëri të ditur se më 14 janar edhe Mali i Zi njoftoi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.

Advertisement