Tiranë – OSSH fajtor për ikjen e dritave në “Qemal Stafa”

Mministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj, tha dje në Tv Klan, se ditën e sotme, do të bëhet një mbledhje e posaçme e cila do të vendosë shkarkimin e Perikli Dhalesit si drejtor i stadiumit, për shkak se lejoi që të luhet ndeshja pa u kontrolluar nëse ishte në rregull dhe i garantuar furnizimi me drita, konform edhe kërkesës që i ishte bërë OSSH-së. “Drejtori i stadiumit, si drejtues i shoqërisë aksionare që administron stadiumin, nuk duhet të lejonte zhvillimin e ndeshjes pa u marrë në dorëzim nga OSSH gjeneratori i kërkuar”, deklaroi Xhaferraj në një prononcim mediatik. Ndërkohë OSSH deklaroi se kishte ngritur dy grupe pune, por megjithatë nuk u dërgua në stadium gjeneratori që të siguronte në rast emergjence, energji elektrike. Por Xhaferraj hodhi dyshime edhe për një sabotim të mundshëm lidhur me mungesën e energjisë, duke shtuar se nuk përjashtohet as “konkurrenca e kompanive konkurrente me Taçi Oil”.

Advertisement