Një deklaratë të tillë Tadiç e bëri dy ditë pasi Mesiç tha se do të ndërhynte ushtarakisht nëse serbët e Bosnjës do të tentonin të bënin lëvizje drejt ndarjes. Tadiç u shpreh se deklarata e Mesiçit paraqet kërcënim për sigurinë dhe nxitje për luftë. Madje ai ka shkuar edhe më tej, duke shtuar se për këtë çështje do të njoftojë edhe vetë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke ngritur problematikën si mjaft të mprehtë. Komentet e presidentit Stipe Mesiç u bënë lidhur me kërcënimet aktuale të liderit serb të Bosnjës, Millan Dodik, për mbajtjen e referendumit për ndarjen e Republikës Serbe nga Bosnjë Hercegovina.