Tiranë – MPJ përfaqësues pranë pasagjerëve shqiptarë në Bratislavë

Lajmi është bërë me dijeni për mediat nga zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme, Ralf Gjoni, sipas të cilit ky institucion është duke e ndjekur nga afër situatën dhe do të jetë pranë pasagjerëve shqiptarë, të cilët aktualisht gjenden ende në aeroportin e Bratislavës. Tashmë ata janë duke u bërë gati pasi në orën 11:30 është parashikuar nisja e tyre drejt aeroportit të Bolonjës. Nga ana e saj, edhe ministria e Transporteve dhe Telekomunikacioneve, përmes një njoftimi të saj për shtyp ka bërë me dijeni se është duke monitoruar situatën e krijuar.

Advertisement