Ukrainë – Janukovic kryeson garën për president

Pas tij rënditet kryeministrja Iulia Timoshenko me 27.2%. Sipas raporteve paraprake pas mbylljes së qendrave të votimit, mësohet se pjesëmarrja ka qenë 66% e shtetasve të thirrur për të votuar. Mësohet se kandidati prorus Viktor Janukoviç, kërkoi largimin e qindra “të ashtuquajturve vëzhgues” gjeorgjianë të ardhur në qytetin Doneck, në lindje, ku ata akuzohen se po shkaktojnë trazira në procesin zgjedhor. “Nuk është e pranueshme që një shtet i huaj të ndërhyjë në punët e brendshme të vendit tonë. Do t’i kërkoj presidentit gjeorgjian Mikhail Sakashvili të largojë të ashtuquajturit vëzhgues. Nuk kemi nevojë për ta”, deklaroi Janukoviç.

Advertisement