Afganistan – Karzai kerkon zgjidhje per ceshtjen e vakumit te pushtetit

Presidenti afgan Hamid Karzai kërkoi dje një vendim të Gjykatës së lartë, ose një “konsensus kombëtar”, për zgjidhjen e çështjes së vakumit të pushtetit gjatë periudhës që pason përfundimin e mandatit të tij në maj deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në gusht. Mandati i Hamid Karzait përfundon më 21 maj, por zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen më 20 gusht për shkak të problemeve logjistike dhe situatës së sigurisë.
Advertisement