Lajmi bëhet me dijeni nga mediat e huaja, të cilat konfirmojnë se ky takim do të mbahet në Sevilja të Spanjës. Duket se pas dështimit të samitit për klimën që u mbajt në dhjetor në Kopenhagë, ata duan të vendosin për hapat që duhet ndërmarrë në të ardhmen. Para së gjithash, thuhet se do të diskutohet për mënyrën se si Bashkimi Evropian mund të prezantohet në të ardhmen më unik dhe të ketë më shumë peshë në takimet botërore. Ndërsa bëhet me dijeni se samiti i radhës i klimës i Kombeve të Bashkuara mbahet në fund të këtij viti në Meksikë dhe pikërisht, takime të tilla paraprake të përfaqësive evropiane bëhen në njëfarë mënyre për ta përgatitur Evropën që jo vetëm të thotë fjalën e saj, por edhe të vërë kushte ndaj të mëdhenjve për çështjet e klimës në botë.