Shkodër – BB po ndihmon me një panel ekspertësh

Z. Le Houérou, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë njoftoi se Banka Botërore, është duke e mbështetur qeverinë shqiptare, përmes një paneli ndërkombëtar ekspertësh, të cilët po ndihmojnë KESH-in dhe institucionet e tjera analoge që të monitorojnë funksionimin e digave. “Jemi të gatshëm të ndihmojmë në rehabilitimin e rindërtimin e zonave të dëmtuara në Shkodër, nga ngjarja e të cilës janë prekur jetët e kaq shumë njerëzve”, – Le Houérou. Përmes strategjisë sonë të re të partneritetit për Shqipërinë, ambicia jonë është të vazhdojmë të jemi një partner i besueshëm dhe efektiv i popullit shqiptar, në këtë rrugëtim të mrekullueshëm drejt prosperitetit, – deklaroi Le Houérou. Në mbyllje të deklarimeve të tij, z Le Houérou tha se “jemi të vendosur për të mbështetur përpjekjet tuaja për të ndërtuar një Shqipëri gjithëpërfshirëse nga pikëpamja sociale, të menaxhuar mirë financiarisht, me një mjedis të qëndrueshëm e që do të bëhet një anëtare me të drejta të plota në BE”.

Advertisement