Ky është cilësuar sipas ekspertëve si numri më i lartë i vdekjeve të shënuara për një vit, prej përmbysjes së regjimit taliban, në fund të vitit 2001. Sipas të dhënave të konfirmuara nga misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan, nëse krahasohet me vitin e mëparshëm 2008, ky numër i vdekjeve civile paraqet një rritje në nivelin prej 18 %. Në vitin 2008 ishin shënuar 2118 vrasje të civilëve, ndërsa të dhënat e vitit të kaluar flasin për një rritje të numrit të tyre. Ndërkaq, Kombet e Bashkuara theksojnë se mëse 1630 vrasje gjatë vitit 2009, ishin shkaktuar nga militantët talibanë, duke paraqitur kështu një rritje prej 40 % në krahasim me vitin 2008.