Pas një takimi të zhvilluar me banorët e komunës së Dajçit, deputeti socialist Doshi ka deklaruar se qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit këta njerëz që kanë punuar vetë për forcimin e argjinaturës ndërkohë që ndihmat ushqimore janë të pamjaftueshme. Deputeti Doshi u ka bërë thirrje banorëve të Shkodrës që të ndihmojnë këta banorë të Shirqit dhe Mushanit që të kapërcejnë këtë situatë të vështirë.