Tiranë – Bashkia akuzon Financat se nuk paguan shërbimet publike

Sipas zëdhënëses së bashkisë, Joana Bushi, që nga data 18 dhjetor, Thesari i Shtetit ka kthyer mbrapsht pagesat që kanë të bëjnë me rindërtimin e rrugëve e pastrimin në Tiranë. “Këto pagesa që arrijnë në 101 milionë lekë të reja dhe bëhen nga arka e bashkisë së Tiranës dhe jo nga buxheti i shtetit, u mohon në mënyrë të paligjshme 24 kompanive. Arka e shtetit mund të jetë bosh, por qeveria s’ka asnjë të drejtë të fusë duart në arkën e bashkive dhe as t’ua faturojë krizën ekonomike kompanive private. Ky arbitraritet i ri i qeverisë bie mbi punëtorët e këtyre kompanive dhe mbi vetë qytetin tonë, që duhet pastruar përditë, mirëmbajtur përditë dhe rindërtuar përditë. I bëjmë thirrje ministrit të Financave të zhbllokojë pagesat që bashkia e Tiranës u detyrohet sipas kontratave të punëve të kryera, kompanive të kontraktuara. Tirana nuk pret dot që qeveria të dalë nga gropa e krizës ekonomike e financiare ku po fundoset përditë”, thuhet në deklaratën e bashkisë.

Advertisement