“Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile, në kuadër të menaxhimit dhe riaftësimit të situatës së krijuar nga përmbytjet në qarqet Shkodër dhe Lezhë, informon opinionin publik se: “Çdo person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, që dëshiron të kontribuojë financiarisht për të ndihmuar banorët e dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e përmbytjeve në qarqet Shkodër dhe Lezhë, mund të derdhë kontributin përkatës në llogarinë speciale të çelur në të gjitha bankat e nivelit të dytë, që kryejnë shërbime ndaj buxhetit të shtetit, me emërtimin “Kontribut vullnetar për të shpërngulurit nga përmbytjet natyrore të qarkut Shkodër dhe Lezhë” deklaroi sot ministria e Brendshme. Sipas saj kontributi mund të derdhet në lekë, euro, ose dollarë.