Zëdhënësi i Zyrës Ndërkombëtare Civile, Andy McGuffie ka deklaruar se strukturat paralele synojnë vetëm minimin e institucioneve të Kosovës dhe destabilizimin e shtetit kosovar. “Kosova ka një sistem legjitim gjyqësor, ashtu sikurse ka struktura legjitime në fusha të tjera të qeverisjes. Veprimet për të minuar strukturat legjitime të Kosovës, përfshirë ato të gjyqësorit, janë të papranueshme”, ka pohuar McGuffie.