Shkodër – Ka evakuuar pjesa më e madhe e popullsisë

Bëhet me dijeni se ato kanë vepruar në bashkëpunim me Shtabin e Emergjencave në prefekturat përkatëse dhe të ushtrisë me repartin e reagimit të shpejtë në Vaun e Dejës në Shkodër. Sikundër raportohet edhe fakti se të gjitha akset rrugore në të dy qarqet janë të kalueshme, ndërsa Policia e Shkodrës po vazhdon me monitorimin e situatës së krijuar. “Strukturat e policisë janë në gjendje gatishmërie dhe vazhdojnë operacionet për evakuimin e komunitetit dhe dërgimin e ushqimeve dhe ndihmave të ndryshme për ato familje që nuk janë evakuar ende”, komunikohet në njoftimin e policive përkatëse.

Advertisement