Shkodër – Përkeqësohet situata nga reshjet

Mësohet se niveli i madh i reshjeve të rëna gjatë natës e kanë rritur edhe më tej nivelin e ujit të komunën e Dajçit në këtë rreth. Vetëm dje në mbrëmje janë evakuuar nga banesat e tyre rreth 80 familje të kësaj komune, ndërkohë që në lagjet “Ajasëm” dhe “Bahçallëk” janë shpërndarë ushqime. Argjinatura në komunën e Dajçit po dëmtohet akoma edhe më shumë, duke e rritur shqetësimin e ekspertëve. Ndërkaq, Shtabi i Emergjencës gjatë ditës së sotme do të diskutojë mbi masat e reja që do të merren në kuadrin e shtimit të reshjeve dhe si pasojë, e vëllimit të ujit në kaskadat e hidrocentraleve të veriut.

Advertisement