Sipas këtij plani, më 10 janar, komandanti i Forcave Shumëkombëshe të Perëndimit, Gjeneral Roberto D’Alessandro do të zëvendësohet nga Kolonel Vincenzo Grasso dhe në të njëjtën kohë kontingjenti italian do të marrë emrin e ri “Forcat luftarake Shumëkombëshe” duke kaluar nga niveli i brigadës në nivel regjimenti. “Pas aprovimit të Aleancës Atlantike për reduktimin e forcave të KFOR-it nga 15.000 në 10.000 vetë, tha numri një i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Italiane, Italia, ashtu si dhe kombet e tjera që marrin pjesë në këtë operacion do të reduktojë gradualisht kuotën e saj deri në 500 njësi, ndërsa reduktimi i kuotave do të kryet në mënyrë graduale dhe të koordinuar”. Në këtë kontekst, kontingjenti italian do të vazhdojë të sigurojë, pa zvogëlimin e mjeteve luftarake, ruajtjen e katër vendeve të kultit të Kishës Ortodokse Serbe: manastirin e Visokit në Deçan, manastirin Goriok, manastirin e Patriarkanës dhe atë Budisavic në Pejë. Italia do të vazhdojë të mbajë rolin drejtues të sektorit perëndimor nën përgjegjësinë e KFOR-it.