Mësohet se viktima në fjalë është një 55-vjeçare nga Fieri, e cila rezultonte të ishte obeze dhe se vuante nga hipertensioni arterial. Ajo ishte shtruar prej disa ditësh në reanimacionin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pasi rezultonte në gjendje të rëndë shëndetësore, por duket se trupi i saj nuk ka arritur ta luftojë dot virusin. Ndërkaq, mësohet se i prekur nga virusi H1N1 rezulton të jetë edhe bashkëshorti i 55-vjeçares. Mjekët thonë se ky i fundit është mjekuar dhe nuk shfaq rrezik për jetën. Vdekja e sotme pason atë të fundit nga gripi i derrit në vendin tonë, e një gruaje të re shtatzanë e cila priste dy binjakë.