Mes muzikës dhe dhuratave të shpërndara , fëmijët recituan dhe gëzuan këtë moment të veçantë. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i uroi fëmijët që të rriten të gëzuar. Ajo falënderoi prindërit e tyre për punën që bëjnë çdo ditë. “Ne mbyllëm një vit të suksesshëm. Sfida dhe mundësi të reja kemi përpara. Vitin e ardhshëm ju fëmijë bashkë me mamanë e babanë tuaj do të lëvizni të lirë, pa pengesa. Viti i Ri është si ditëlindje për çdo njeri. Por, ju jeni gëzimi jonë, ju jeni gjëja më e ëmbël e më e bukur në botë, që Zoti ka falur” tha Topalli.