Tiranë – Drejtuesit e dehur të automjeteve do të përfundojnë në burg

Aksidenti që ndodhi në orët e para të ditës së diel në qendër të Tiranës ku humbën jetën tre të rinj dhe u plagosën 4 të tjera detyroi policisë e kryeqytetit të vendosë ndryshe për shoferët që konsumojnë alkool. Ka qenë kreu i qarkullimit rrugor për Tiranen, Artan Osmani i cili ka paralajmëruar drejtuesit e automjeteve se, nëse drejtojnë makinën në gjendje të dehur, do të përfundojnë në burg. Kështu veç masave standarde si heqja e lejes së drejtimit, tashmë për të dehurit nuk do të ketë “mëshirë” nga policia e cila deklaroi se veçse bën detyrën e saj po mbron dhe jetën e qytetarëve duke vendosur masa të rrepta. Ndërkohë që shefi i qarkullimit rrugor për Tiranën, një vëmendje të veçantë u kushtoi emigrantëve të cilët vijnë për festa dhe duhet të jetë në përqendruar së tepërmi në sinjalistikën e re për ta në Shqipëri.

Advertisement