Tiranë – Shoqata e Konsumatorëve denoncon rritjen e cmimeve

Tuesday, December 16, 2025

Sipas saj, në krahasim me vitin e kaluar, vihet re një rritje prej gati 40% ndërsa krahasuar me një muaj më parë ato janë gati 20% më shtrenjtë. Por Shoqata e Konsumatorëve tregon me fakte sesi prirja e rritjes së çmimeve nuk është vënë re vetëm në dhjetor për festat e fundvitit, por edhe për ato të nëntorit, ku tregu pësoi një shtrenjtim prej 5-10% të prodhimeve ushqimore. Në lidhje me këto fakte, Shoqata e Konsumatorit Shqiptar u është drejtuar me një deklaratë të posaçme tregut, prodhuesve, organeve të kontrollit, organeve tatimore, që të jenë më të kujdesshëm, më të vëmendshëm, më afër kërkesave të konsumatorëve dhe në mënyrë të veçantë, për t’iu kundërvënë kësaj tendence negative dhe spekulative të rritjes së çmimeve, që tashmë ka fituar “të drejtën e qytetarisë” në festa, ndërkohë që shqiptarët po vuajnë pasojat e krizës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -