Kjo shifër është dukshëm më e ulët se 6 mujori i parë, kur ekonomia u rrit me 5.3%. Kriza ka dhënë efekt tek sektori i ndërtimit dhe shërbimet të cilët kanë pësuar rënien më të madhe. Sipas të dhënave nga INSTAT, ndërtimi ra me 9.5% krahasuar me tremujorin e dytë. Ndërsa sektori i shërbimeve ra me 0.2%. Por rënia mund të ishte edhe më e madhe, në rast se degët si post telekomunikacioni nuk do të rriteshin me 20%. Në se këtij konstatimi të INSTAT do t’i shtonim edhe gjendjen aktuale buxhetore, kur të ardhurat nuk janë mbledhur në nivelin e duhur, për shkak të tkurrjes së aktivitetit ekonomik, atëherë 6 mujori i dytë i këtij viti do të jetë i zymtë për ekonominë.
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


