Shqipëri – Moti sot, 28 Dhjetor 2009

Saturday, December 20, 2025

Në orët e mesditës do të kemi shkëputje me kthjellime në bregdet dhe zonën e ulët ndërsa zonat malore mbeten me shira të dobët. Pjesa e dytë e ditës do të permirësojë kushtet atmosferike në pjesën më të madhe të vendit duke lënë të rrezikuar nga shira të dobët e lokalë vetëm zonat malore të vendit. Në të njëjtat kushte atmosferike do të mbetemi gjatë natës dhe në mëngjesin tjetër. Temperaturat e mëngjesit kanë pësuar 5 gradë rënie në të gjithë territorin dhe kjo rënie prtitet dhe në mesditë. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim Perëndimor dhe për pasojë deti do të ketë dallgëzim 2 ballë. Pjesa më e madhe e kontinentit do të dominohet nga vranësira dhe reshje të dobëta shiu e dëbore. Më problematike paraqiten Jugperëndimi, Veriperëndimi si edhe një pjesë e Lindjes së kontinentit. Europa Jugore dhe një pjesë e Europës Qendrore do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -