Elbasan – Arrestohet 27 vjecari që kishte kanosur të miturin

Sunday, December 21, 2025

Burimet konfirmojnë se i ndaluari pranë banesës së tij, ka kanosur me armë zjarri tip pistolete, të cilën e kishte pa leje 17-vjeçarin E.M, lindur e banues në Elbasan. Nga ana e policisë u gjend dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë “TT”. Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprat penale të “Kanosjes” dhe “Prishjes së qetësisë publike” bashkë me “Mbajtjen pa leje të armëve luftarake dhe municionit pa lejen e organeve kompetente”, të cilat parashikohen nga nenet 84, 274 e 278 të Kodit Penal.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -