Tiranë – Meta takohet me Petrovic, kërkohet thellimi i bashkëpunimit

Sunday, December 21, 2025

Meta pasi vlerësoi se komuniteti serb në Kosovë përbën një vlerë shumë të rëndësishme për një Kosovë demokratike, përshëndeti rritjen e pjesëmarrjes së këtij komuniteti në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, shprehje e qartë kjo e ndërgjegjësimit të tyre se vetëm në këtë mënyrë ata do të marrin në dorë fatet e tyre dhe do të bëhen pjesë e proçeseve integruese evropiane. Meta ripërsëriti premtimin se dhe Qeveria e Shqipërisë do të japë kontributin e saj për ndërtimin e shtëpive për të kthyerit dhe për ndërtimin e objekteve social-kulturore në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Më tej Meta rikonfirmoi mbështetjen maksimale për institucionet kosovare, në ndërtimin e një shoqërie demokratike, në forcimin e së drejtës dhe zbatimin rigoroz të ligjit, ku, pavarësisht nga përkatësia etnike, çdo banor i saj ta ndjejë veten qytetar të lirë në shtëpinë dhe pronën e tij. Duke u ndalur në bashkëpunimin dypalësh bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se marrëdhëniet midis dy vendeve janë të shkëlqyera dhe shprehën angazhimin e përbashkët për t’i zgjeruar më tej ato në të gjitha fushat. Në këtë kuadër, ministrat theksuan se në takimet me homologët e tyre do të diskutojnë edhe për rinegocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për bashkëpunimin midis ministrive respektive. “Komuniteti serb në Kosovë përbën një vlerë shumë të rëndësishme për një Kosovë demokratike. Pjesëmarrja e këtij komuniteti në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, është shprehje e qartë e ndërgjegjësimit të tyre se vetëm në këtë mënyrë ata do të marrin në dorë fatet e tyre dhe do të bëhen pjesë e proçeseve integruese evropiane” tha Meta gjatë një konference të përbashkët për shtyp.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -