Kosovë – Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi me Shqipërinë

Monday, December 22, 2025

Gjatë këtij takimi, Limaj dhe Olldashi biseduan për thellimin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe në vecanti midis dy ministrive. Memorandumi i mirëkuptimit u nënshkrua edhe midis përfaqësuesve të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil të Shqipërisë. Në konferencën për media, kreu i MTPT-së, z. Limaj, e falenderoi homologun e tij Olldashi për vizitën e tij në Kosovë dhe u shpreh se me z. Olldashi, kanë biseduar për të gjitha zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri, në fushën e transportit dhe telekomunikacionit, në drejtim të thellimit të mëtejeshëm të këtij bashkëpunimit. Gjatë fjalës së tij, Z. Limaj duke falenderuar ministrin Olldashi dhe qeverinë e Shqipërisë për angazhimet dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy vëndeve, theksoi se ky memorandum është tepër irëndësishëm për të dyja vendet. Ministri Olldashi duke falenderuar ministrin Limaj dhe stafin e tij për këtë bashkëpunim u shprehur se: “Besoj se ka qënë një bashkepunim shumë i frytshëm, gjatë këytre muajve të fundit kemi arritur në një sërë marrëveshjes. Kemi një marrëveshje për postat, tre marrëveshje në fushën e aviacionit civil dhe jemi në përfundim të një marrëveshje për trasportin rrugor e cila do të jetë shumë e dobishme për trasportuesit e dy vëndeve”. Kjo thekësoi Olldashi është dëshmi e vullnetit shumë të qartë që ekziston ndërmjet dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë për të bashkëpunuar me hapa të shpejta në cdo drejtim . Ministritë tona kanë paur mundësi të japin shembulluj konkret në këtë drejtim dhe të arrijnë rezultate konkrete në këtë bashkëpunim, përfundoi ministri Olldashi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -