Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave në vend duke bërë që në gjithë zonat malore dhe në një pjesë të Qendrës së vendit të bien shira të dobët. Në kushtet e shirave të dobët dhe të izoluar do të mbetemi edhe mëngjesin pasardhës. Temperaturat e mëngjesit do të rriten ndjeshëm në Veri, por mesdita do të sjellë 2 gradë rritje të temperaturave në të gjithë vendin. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h dhe drejtim Jugor duke shkaktuar në det, dallgëzim deri 6 ballë. Europa Veriperëndimore dhe Pellgu i Mesdheut do të dominohen nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore. Po ashtu me reshje dëbore do të mbetet gadishulli i Ballkanit dhe një pjesë e Qendrës së kontinentit. Ndërsa pjesa tjetër do të jetë e kthjellët me vranësira kalimtare. Problematike në kontinent do të mbeten ende temperaturat e ulëta.
Previous article
RELATED ARTICLES


