Bëhet fjalë për disa grupe prioritare të shoqërisë siç janë fëmijët nga 0-5 vjeç, të sëmurët kronikë apo mjekët dhe infermierët të cilët kanë lidhje direkte me pacientët e infektivit nëpër spitale. Vaksina nuk është e detyrueshme, por për ato raste që janë më të kërcënuarat, autoritetet shëndetësore bëjnë apel që të shkojnë për t’u vaksinuar sa më parë. Ndërkaq, ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije publikisht se për këtë lloj vaksine nuk ka raporte për efekte anësore të rënda. Deri tani në vendin tonë numërohen 6 viktima që kanë humbur jetën nga gripi i derrit, ndërsa janë rreth 340 te prekur nga prej kësaj sëmundje e cila ka shkaktuar epidemi në mbarë botën.
RELATED ARTICLES


