Lajmi bëhet me dijeni nga mediat e huaja, të cilat konfirmojnë se për të realizuar një gjë të tillë presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, do të udhëtojë sot për në Stokholm, ku do të takohet me krerët e presidencës suedeze të BE-së për t’u komunikuar kërkesën e Serbisë. Një gjë e tillë bëhet plot dhjetë vjet pas konflikteve të luftës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, kur Serbia ende nuk ka dorëzuar pranë autoriteteve ndërkombëtare kriminelë të saj. E pikërisht, mosdorëzimi i ish-komandantit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç, i cili është i akuzuar për krime të luftës nga Gjykata e Hagës pritet të përbëjë edhe pengesën kryesore të procesit të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.
RELATED ARTICLES


