Shqipëri – Moti sot, 21 Dhjetor 2009

Thursday, December 25, 2025

Në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta do të mbetemi edhe gjatë pasdites por në mbrëmje pritet shtimi i vranësirave në pjesën më të madhe të territorit te cilat do të gjenerojnë shira të dobët në mëngjesin e së martës. Temperaturat e ajrit do të bien me 4 gradë në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të ruajë sërish vlera konstante të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim permanent Lindor dhe për pasojë deti do të ketë dallgë deri në 3 ballë. Kontinenti Europian do të karakterizohet ditën e hënë nga Moti i kthjellët por me temperatura ekstremisht të ulëta. Përjashtim bëjnë Europa Jugperëndimore si edhe një pjesë e Europës Qendrore të cilat do të kenë vranësira dhe reshje shiu e dëbore. Ndërsa Skandinavia do të ketë stuhi të forta ere si dhe reshje dëbore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -