Në mesazhin e ngushëllimit Kryetari i Shtetit shprehet se “Në këto momente dhimbjeje e hidhërimi për humbjen e njeriut tuaj të dashur, dëshiroj të jem pranë jush për t’ju ngushëlluar dhe për të ndarë së bashku këto çaste të vështira njerëzore e familjare. Ndarja e parakohshme dhe tragjike nga jeta e Lekës erdhi e rëndë për të gjithë ne. Leka do të kujtohet nga ne gjthnjë si një njeri me integritet shoqëror e professional”, thuhet ngushëllimin e presidentit.


