Shqipëri – Moti sot, 19 Dhjetor 2009

Friday, December 26, 2025

Në zonat malore do të ketë stuhi të forta ere dhe dëbore të dendur, dëbora do të zbresë deri afër zonës së ulët. Në kushtet e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës do të jemi dhe Pasdite gjatë natës dhe deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat e mëngjesit, më e ndjeshme në Qendër dhe Jug ndërsa mesdita do të sjellë 2 gradë rënie në veri- jug të vendit. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke bërë që në det, të ketë dallgë 7 ballë. Mesdheu Lindor dhe gadishulli i Ballkanit paraqiten nesër me vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore. Problematike për këto zona do të jenë temperaturat ekstremisht të ulëta. Po ashtu, Veriperëndimi dhe një pjesë Europës Qendrore do të kenë reshje të pakta dëbore. Ndërsa Verilindja dhe Jugperëndimi i kontinentit do të jenë me kthjellime POR me temperatura të ulëta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -