Tiranë – Përfundon numërimi i votave për Këshillin Kombëtar në PD

Friday, December 26, 2025

Sipas të dhënave të selisë blu, tashmë ka përfunduar edhe procesi i numërimit të votave të delegateve nga i gjithë vendi për 100 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, duke përzgjedhur fituesit nga 400 emrat që garonin për këtë organ. Ky është edhe organi më i lartë i vendimmarrjes së Partisë Demokratike pas atij të Kongresit që pritet të zgjidhet gjatë muajit janar nga anëtarësia blu. Shpallja zyrtare e kandidaturave të Këshillit Kombëtar Demokrat pritet të bëhet ditën e sotme pasi në listën e fituesve nga procesi i votimit, të shtohen edhe emrat e anëtarëve, të cilët automatikisht do të hyjnë në Këshillin Kombëtar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -