Ballkan – Sot liberalizimi për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi

Saturday, December 27, 2025

I nënshkruar pak javë më parë në Bruksel, vendimi sot bëhet zyrtar duke u lejuar qytetarëve të këtyre tre vendeve të Ballkanit Perëndimor lëvizje të lirë në zonën e Shengenit, që përfshin 25 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe 3 vende jashtë tij si Islanda, Norvegjia dhe Zvicra. Ndërkaq, ata nuk do të kenë të drejtë të shkojnë në dy vendet e Bashkimit që nuk përfshihen në Shengen, Britani dhe Irlandë. Ky akt do të festohet me aktivitete dhe koncerte në tre vendet e Ballkanit Perëndimor, madje qeveritë në Beograd, Podgoricë dhe Shkup kanë organizuar fluturime falas për nxënës dhe studentë të talentuar, të cilët nuk kanë qenë asnjëherë në ndonjë nga vendet e BE-së. Vendet e BE-së patën vendosur rregjimin e vizave në fillim të luftës në ish-Jugosllavi në vitin 1991. Vetëm Sllovenia, anëtare e BE-së dhe Kroacia, e cila anëtarësohet së shpejti, ishin çliruar më parë nga regjimi i vizave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -