Pasditja sjell dobësim të reshjeve të shiut dhe dëborës deri në mbrëmje por gjatë natës do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike deri në mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit do të ulen me 5 gradë në Veri ndërsa Qendra dhe Jugu do të pësojnë rënie me 2 -3 gradë të temperaturave. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke bërë që në det, të ketë dallgë 5 ballë. Pjesa më e madhe e kontinentit do të dominohet nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore. Problematike do të mbeten Europa Juglindore dhe gadishulli i Ballkanit me reshje të dendura shiu e dëbore. Po ashtu, Skandinavia dhe një pjese Europës Qendrore do të kenë reshje të pakta dëbore. Ndërsa Europa Verilindore si edhe një pjesë e Perëndimit të kontinentit do të jenë me kthjellime POR me temperatura të ulëta.
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


