Këto shifra komunikohen në buletinin më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, sipas të cilit shumica e të prekurve me virusin H1N1 gjendet në Tiranë dhe më pak të tjerë në rrethet e vendit. “Mosha mesatare e të prekurve rezulton të jetë 23 vjeç”, citon buletini i ISHP-së, duke vënë në dukje se gripi i derrit po tregohet i pamëshirshëm ndaj të gjitha kategorive, si të moshuarve, ashtu edhe fëmijëve apo të rinjve. Ndërka, ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë me dijeni veç të tjerash se po shënohet edhe ritje të infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes, ku fëmijët rezultojnë të jenë më të prekurit prej tyre. Dje në vend, u shënua viktima e radhës nga gripi i derrit, e cila ishte një vajzë 18-vjeçare shtatzanë.


