Ekspertët socialistë deklaruan se viti 2009 po mbyllet me një rritje negative ekonomike, por thellimi i saj do të ndodhë në vitin 2010. Gjatë asamblesë, kreu i opozitës ka mbajtur një fjalim ku ka radhitur shkaqet e krizës që sipas tij mbetet kryeministri Sali Berisha i cili fshehu dhe thelloi krizën ekonomike në vend. Rezoluta e cila u miratua me mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Asamblesë Kombëtare i kërkon qeverisë të marrë masa urgjente kryesisht në fushën e politikave fiskale, politikave monetare dhe në fushën e politikave të përgjithshme qeveritare. Rezoluta përmban propozime konkrete të Partisë Socialiste në të gjitha shtyllat e ekonomisë së vendit, ku sipas saj Shqipëria ka nevojë për një ekonomi funksionale tregu për ti bërë ballë konkurrencës pa kufij, për një ekonomi që mbështetet në kursimet e siguruara nga zhvillimi i brendshëm ekonomik dhe nga formalizimi i saj dhe si pikë kryesore theksohet krijimi i një klime favorizuese dhe liria e konkurrencës.


