E reja ka ndërruar jetë dje në infektivin e spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë. Mësohet se 18-vjeçarja ndodhej e shtruar në spital prej gjashtë ditësh dhe pasi ishte diagnostifikuar me virusin H1N1 iu nënshtrua mjekimeve intensive. Por pavarësisht përkujdesit të mjekëve, vajza ka ndërruar jetë duke e çuar në pesë numrin e viktimave në vend nga gripi i derrave. Sipas mjekëve 18-vjeçarja ka pasur edhe komplikacione të tjera me shëndetin, ndërsa ishte shfaqur në gjendje të rëndë qysh në momentin e parë që u paraqit në spital.
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


