Bëhet fjalë për negociatat dhe vendimet paraprake që pritet të merren nga ministrat e Mjedisit ditën e premte, për të cilat gatitja do të nisë që ditën e sotme. E në një situatë të tillë, kryeministri Berisha niset për të qenë në evenimentin e madh të klimës, ku janë të pranishëm aktualisht më shumë se 100 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë bota. Nisja e tij drejt Kopenhagenit bëhet në orën 15 të pasdites, kjo edhe pasi të ketë realizuar ceremoninë e marrjes së Pyetësorit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian nga kreu i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan. Ndërkaq, në Kopenhagen, megjithë ngadalësinë në negociata ekspertët shohin shanse të mira për arritjen e një rezultati mes palëve për mbrojtjen e klimës.


